40
Një vdekje e dyshimtë e një fëmije është duke u hetuar nga Policia.
Rastin ka ndodhur në QKUK, ku një fëmijë nga fshati Strovc i Vushtrrisë ka vdekur të martën.
Sipas Policisë, ai ishte shtrirë në QKUK nga 12 tetori dhe dyshohet se ishte rrezuar dhe rasti nuk ishte raportuar në Polici.
“Nga QKUK-ja jemi njoftuar se në Intensiven Qendrore kishte ndërruar jetë një fëmijë i gjinisë mashkullore, i cili kishte qenë i shtrirë nga data 12.09.2023. Dyshohet se viktima e lartcekur më herët ishte rrezuar dhe rasti nuk ishte raportuar në Polici. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë.