40
Një femër është therur me thikë në Vushtrri dhe e njëjta ka pranuar trajtim mjekësor.
Policia ka arrestuar një mashkull të dyshuar për rastin.
“Pas një mosmarrëveshjeje i dyshuari mashkull kosovar ka sulmuar fizikisht me një mjet të mprehtë – thikë viktimën femër kosovare. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe i njëjti me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë.