Kapen afro 4 mijë kilogram speca që po vinin nga Serbia

by engel

Policia Kufitare ka parandaluar një rast të kontrabandës me mallra në pjesën veriore të vendit.

Siç njofton policia gjatë kontrollit ka vërejtur se në kamion ishin të ngarkuar një sasi e mallit (speca) me peshë rreth 3600 kg, e që dyshohej të jetë kontrabanduar.

banner

“Patrullat policore nga Drejtoria Rajonale e Policisë Kufitare –Veriu, gjatë realizimit të detyrave dhe aktiviteteve të tyre në brezin kufitar në pjesën veriore të vendit, më 22.09.2023 rrethe orës 22:15, në fshatin Bistricë të Leposaviqit, kanë ndaluar një kamion me targa të Serbisë.

Gjatë kontrollit policia ka vërejtur se në kamion ishin të ngarkuar një sasi e mallit (speca) me peshë rreth 3600 kg, e që dyshohej të jetë kontrabanduar. Lidhure me rastin është njoftuar prokurori dhe i cili ka autorizuar inicimin e rastit ‘kontrabandim me mall’”, thuhet në njoftim.

Malli dhe automjeti janë sekuestruar dhe dërguar në terminalin doganor. Rasti do të vazhdojë të trajtohet nga Njësia Rajonale e Hetimeve të Drejtorisë Rajonale e Policisë Kufitare-Veriu.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy