Molliqaj: Kurti mendon se marrëveshja e dëshiruar arrihet duke i sharë ndërkombëtarët

by engel

Kreu i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, ka thënë se Kryeministri Albin Kurti po mendon që duke i refuzuar e kritikuar ndërkombëtarët, do të mund të ndikojë që t’ia “përmirësojnë cilësinë e marrëveshjes”.

Molliqaj ka deklaruar se Kurti nuk po e kupton se këto veprime të tij, vetëm e kanë përkeqësuar situatën.

banner

“E ka edhe një kërkesë tjetër ky që është e mirë, por është gabim në rezultat. Po mendon që duke bërë veprime të tilla, duke bërë veprime në veri, duke refuzu ndërkombëtarët, duke i kritikuar e sharë ata, mos po ia përmirësojnë pak cilësinë e marrëveshjes, mos po ia ndërrojnë naj hap për Kosovën…edhe për veti, po për Kosovën. Ama ky nuk po e kupton që krejt veprimet e tij në fund, rezultati është më keq se më herët”, ka thënë Molliqaj.

Sipas Molliqajt, janë tri pasoja me të cilat po përballet Kosova, shkaku i veprimeve të Kurtit.

“Janë tri pasoja që tashmë i kemi. Veprimet policore në veri e kanë bind botën demokratike, që serbët në veri janë të rrezikum…E dyta është që në rrafshin ndërkombëtar, ti e ke humbë besimin. Si Kosovë ma, nuk po them që ata kanë me u prish me neve, por nuk t’kanë më hatrin, nuk kanë më kujdesin ndaj teje. E treta, si rezultat i këtyre, sekuencimi që po ta bjen BE’ja e po e mbështet fuqishëm ShBA’ja, është qaq i padrejtë, që unë kurrë se kisha pranu, por kjo është për shkak se ti ke ba veprime të tilla”, ka thënë Molliqaj në ATV.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy