Policia konfiskon shtatë qese kokainë nga një person në Pallatin e Drejtësisë

by informim

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka konfiskuar kokainë nga një person në Pallatin e Drejtësisë në Prishtinë.

Sipas njoftimit të Policisë, është arrestuar i dyshuari mashkull, pasi tek i njëjti janë gjetur dhe konfiskuar shtatë qese të vogla me substancë të dyshuar narkotike të llojit kokainë në peshë të përgjithshme pesë gramë.

“Në konsultim me prokurorin, është bastisur edhe shtëpia e të dyshuarit, por nuk është gjetur diçka e dyshuar. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy