Rashiq: Ka pasur informata se afër Rashkës ka një kamp ushtarak

by informim

Ministri për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës, Nenad Rashiq ka komentuar zhvillimet e fundit në veri të vendit.

Ai ka thënë se ka pasur informata se afër Rashkës ka një kamp ushtarak.

“Ka qenë ashtu, para 3 muajsh, pas rrëzimit të barikadave, ka ekzistuar një informatë, e mora edhe nga zëvendësi im Radimoraviq, se po krijohet një bindje, se ka indikacione se ka armatim në formën që ka spekulime dhe besohet që ka një kamp afër kufirit në Rashkë, ku disa njerëz po veprojnë sipas ushtrimeve militare, ku do të përgatitet për diçka. Për veprimin që ka ndodh të dielën nuk e kam ditë nuk kam dëgju”, tha ai në RTVDukagjini.
Më tutje Rashiq është shprehur se Lista Serbe, është armikja më e madhe e serbëve lokalë në Kosovë, e cila sipas tij mbështetet nga partia e Aleksandër Vuçiqit në Serbi.

“Lista Serbe janë armiqtë më të mëdhenj të serbëve të Kosovës, zhvendosja më masive po ndodhin në kohën kur Lista Serbe është në pushtet. Lista Serbe është degë e SNS-it të Beogradit. Do kemi dëm të pariparueshëm. Për fuqinë e Listës Serbe, nuk ka faj vetëm Beogradi e Brukseli por edhe Prishtina”, tha ai.

Ndryshe të dielën, si pasojë e një sulmi terrorist në Banjskë të Zveçanit u vra polici Afrim Bunjaku. Nga aksioni deri tash janë konfirmuar tre sulmues të vrarë.

Gjatë bastisjes, Policia e Kosovës ka konfiskuar arsenal armësh dhe mjetesh të ndryshme, të cilat u prezantuan edhe nga ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla e drejtori i Policisë, Gazmend Hoxha.

Gjykata Themelore në Prishtinë dje ka caktuar nga një muaj paraburgim për të dy të dyshuarit për sulmin në Banjskë.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy