Lajçak: Kur nuk të pëlqen mesazhi ti provon të sulmosh dërguesin

by engel

E ardhmja e Ballkanit Perëndimor dhe rëndësia dhe roli i NATO-s për sigurinë dhe stabilitetin e Malit të Zi do të jetë në fokus të Forumit të 13-të të Sigurisë 2BS, i cili fillon sot në Budva, i organizuar nga Aleanca Atlantike e Malit të Zi.

Përfaqësuesi special i Bashkimit Evropian për dialog Miroslav Lajçak, tha se është i nevojshëm normalizimi i marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

banner

Ai tha se nuk ka të ardhme normale për dy vendet pa normalizimin e marrëdhënieve, gjë që duhet të arrihet me dialog.

“Kosova dhe Serbia kanë një ndikim të madh në vendet e Ballkanit Perëndimor. Presidentët e vendeve të Ballkanit Perëndimor me të cilët fola në Nju Jork shprehën shqetësimin për marrëdhëniet ndërmjet Serbisë dhe Kosovës,” tha Lajçak.

Ai tha se Bashkimi Evropian është i përkushtuar ndaj Ballkanit Perëndimor dhe se vendet e Ballkanit duhet ta marrin seriozisht momentin aktual.

Paraqitjet e tija në këtë Forum, z. Lajcak i shfrytëzoi edhe për t’u kundërpërgjigjur akuzave të Albin Kurtit lidhur me situaten e tensionuar në veri të Kosovës.

“Kur nuk të pëlqen mesazhi ti provon të sulmosh dërguesin. Kështu funksionon. Dialogu është këtu që nga 2011. Ka pasë qeveri të ndryshme në Kosovë e Serbi, përfaqësues të ndryshëm nga BE-ja por dialogu është e vetmja rrugë, sepse fakti është shumë i thjeshtë – s’ka të ardhme europiane pa normalizim”, tha Laçak në forumin 2BS, që po mbahet në Budva, raporton Gazeta Express.

Kurti akuzoi ndërmjetësin europian të dialogut për normalizimin e raporteve me Serbinë se është “pozicionuar” kundër Kosovës.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy