Fëmijët me nevoja të posaçme të Rahovecit përfitojnë donacion nga kontingjenti italian i KFOR-it

by Merita

Zyra për media e Komandës Rajonale Perëndim e KFOR-it ka bërë të ditur se Kontingjenti italian i KFOR-it vazhdon aktivitetet në mbështetje të zhvillimit të institucioneve vendore.

Nga donacioni i rradhës kanë përfituar fëmijët me aftësi të kufizuara.

banner

Në vazhdim njoftimi i plotë:

Ka përfunduar sot në komunën e Rahovecit një projekt i Bashkëpunimit Civil dhe Ushtarak (CIMIC) ne te cilin ushtarët italianë të Komandës Rajonale Perëndimore (RC-W) me bazë në Regjimentin e 11-të Bersaglieri dhuruan pajisje për lokalet qe përdoren për të mirëpritur fëmijët me aftësi të kufizuara, në një shkollë fillore në Rahovec.

Në ceremoninë e dorëzimit ishin të pranishëm autoritetet civile dhe ushtarake, duke përfshirë komandantin e Komandës Rajonale Perëndimore, kolonel Gabriele Vacca, së bashku me kryetarin e komunës Smajl Latifi dhe Drejtorin per kulturë.

Projekti, i lindur nga bashkëpunimi i frytshëm ndërmjet celulës së CIMIC të RC-W dhe Drejtorit për Kulturë të Rahovecit, synon të përmirësojë strukturat e pranishme në zonë në mënyrë që të krijojë vende të përshtatshme për fëmijët me aftësi të kufizuara, duke rritur qasjen dhe kapacitetin akomodues te institutit në dobi të të gjithë komunitetit.

Donacioni është pjesë e aktiviteteve të shumta për të mbështetur zhvillimin e institucioneve vendore që kontingjenti italian kryen çdo gjashtëmujor.
Kontingjenti italian i Forcës së Kosovës (KFOR), në përputhje me Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara të vitit 1999, kontribuon në ruajtjen e një mjedisi të sigurt dhe të mbrojtur, si dhe lirinë e lëvizjes për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë, në të njëjtën kohë duke promovuar aktivitete të dobishme nën drejtimin e Komandës Operative të Forcave të Bashkuara.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy