Kërcënime për sulme terroriste ne muzeun e Luvrit në Paris, evakuohen 15 mijë turistë

by engel

Mijëra vizitorë janë evakuuar nga muzeu i Luvrit në Paris pasi stafi mori një kërcënim me shkrim.

Paralajmërimi i kësaj të shtune vjen pasi Franca është në gatishmërinë më të lartë për sulme terroriste pas vrasjes së një mësuesi nga një radikal islamik të premten.

Muzeu tha se do të qëndronte i mbyllur gjatë gjithë pasdites “për arsye sigurie” dhe se policia dhe stafi po kryenin “kontrolle” të ndërtesave. Rreth 15,000 njerëz u udhëzuan të largoheshin.

Zyrtarë të muzeut kanë thënë se rasti lidhet me vendimin e Qeverisë franceze për ta rritur nivelin e sigurisë, pas sulmit të së premtes në një shkollë, ku një mësues është vrarë nga sulmi me thikë dhe dy persona tjerë janë plagosur.

Shërbimi për Komunikime i Muzeut të Luvrit ka thënë se askush nuk është plagosur dhe nuk është raportuar për ndonjë incident.

Policia në Paris ka thënë se është duke kryer hetime për rastin. Qeveria e Francës e ka rritur për 7.000 numrin e forcave të sigurisë në Francë, pas sulmit të së premtes. Qeveria është e shqetësuar edhe për ndikimin që do të mund të ketë në Francë lufta mes Izraelit dhe Hamasit.

Muzeu i Luvrit, në të cilin vizitorët mund ta shohin Mona Lizën, mirëpret 30 – 40.000 vizitorë në ditë.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy