KFOR-i dhe Policia e Kosovës me patrullime të përbashkëta përgjatë kufirit

by Merita

Sipas një njoftimi të publikuar nga KFOR-i në rrjetin social Facebook, Kfori dhe Policia e Kosovës kanë zhvilluar patrulla të përbashkëta në kufi.

Ushtarët e KFOR-it nga Komanda Rajonale Perendim (RC-W), zhvilluan patrulla të përbashkëta me Policinë e Kosovës brenda zonës së tyre të përgjegjësisë, “me qëllim të monitorimit të territorit dhe sigurimit të një kornize adekuate të sigurisë”.

banner

“KFOR-i është gjithmonë i përkushtuar për të mbështetur paqen, bashkëpunimin dhe përparimin për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë, sipas mandatit të saj, bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara të vitit 1999, duke kontribuar në mirëmbajtjen e një Mjedisi të Sigurt dhe Lirinë e Lëvizjes për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë”, thuhet në njoftimin e KFOR-it.

banner

Të ngjajshme

Ne jemi informim.net, një portal lajmesh që kemi një qëllim të qartë dhe premtim për të qenë portal lajmesh më i shpejtë në Kosovë dhe në rajon.
Ne kemi një staf të përkushtuar gazetarësh dhe redaktorësh që punojnë vazhdimisht për të sjellë lajme aktuale dhe të besueshme për lexuesit tanë. Ne ofrojmë lajme nga Kosova dhe më gjerë, duke i kushtuar rëndësi çështjeve që ndikojnë në jetën e përditshme të njerëzve. Gjithashtu, ne kemi një fokus të veçantë në kulturë, art, dhe inovacione teknologjike.

Edtior's Picks

Latest Articles

All Right Reserved 2023

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy