Komuna e Junikut binjakëzohet me komunën Nuthe Urstromtal të Gjermanisë

by Merita

Pas një vizite të suksesshme tre-ditore nga delegacioni gjerman, kryetari i Komunës së Junikut, Ruzhdi Shehu, dhe kryetari i Komunës Nuthe Urstromtal, Stefan Scheddin, kanë nënshkruar zyrtarisht marrëveshjen e binjakëzimit mes dy komunave.

Pjesë e kësaj vizite ishin edhe Jovita Galster-Döring, kryetarja e këshillit të komunës, Hartmut Schroder, koordinatorë për zhvillim politik dhe komunal, Sascha Schmidt, Inxhinier për infrastrukturë, Mustaf Abazi, kryetar i rrjetit të bizneseve për Gjermani, Fatos Xhafolli, nënkryetar i rrjetit të bizneseve, Burim Mehmeti, kryetar i rrjetit të bizneseve për Brandenburg.

Së bashku kanë vizituar Qendrën e Mjekësisë Familjare, Stacionin Policor, Shkollën fillore “Edmond Hoxha”, Gjimnazin “Kuvendi i Junikut”,  Stacionin e zjarrfikësve, bibliotekën e qytetit, bizneset Luna SH.P.K, Joos&Krasniqi Bazë, Vëllëzërit Zeqiri dhe Distilerinë “Vidasus”.
Vizitën e kanë përfunduar duke kaluar kohë në mes të natyrës së mahnitshme të Bjeshkëve të Junikut, duke u njohur me majën më të lartë të Kosovës – Gjeravicën.
Kjo marrëveshje e binjakëzimit është një arritje e bashkëpunimit të ngushtë dhe miqësisë mes dy komunave dhe shpresojmë që ky bashkëpunim do të sjellë shumë avantazhe për të dyja palët në të ardhmen.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy