Prizren, Gjenden mbetjet mortore të një viktime të luftës

by Merita

Mbetjet mortore të një individi të vrarë në luftën e fundit në Kosovë, janë gjetur në zonën e varrezave në lagjen “Arbana” të Prizrenit.

“Nga gërmimet sot, kemi gjetje të minimumi një personi. Personi, në këtë rast, bëhet fjalë për viktimë të luftës që potencialisht mund të jetë dhe do të jetë në listën e personave të zhdukur. Ky është një prej lokacioneve të planifikuara për t’u kryer këtë vit”, ka konfirmuar udhëheqësi i Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur, Kushtrim Gara.

banner

Gara se ka thënë se gërmimet në këtë lokacion kanë nisur sipas planit të parashikuar, pas atyre në Bishtazhin.

“Para dy ditëve, kemi përfunduar gërmimin në Bishtazhin, jemi takuar bashkërisht, kemi vlerësuar planin e punës së komisionit, jemi rikthyer sot në lokacionin në Arbanë në kërkim të një personi potencialisht që mund të jetë në listën e personave të zhdukur”.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy