Në Kuvendin e Kosovës sot diskutohet për projekt ligjin për buxhetin 2024

by engel

Projektligji është miratuar nga Qeveria e Kosovës më 31 tetor, ndërsa shuma e paraparë buxhetore kap vlerën e mbi 3.3 miliardë eurove – nga 3.2 miliardë sa ishte në këtë vit.

Nga kjo shumë, mbi 1 miliard euro parashihet të shkojnë për subvencione dhe transfere, mbi 850 milionë euro për shpenzime kapitale, mbi 800 milionë euro për paga dhe shtesa dhe afër 500 milionë euro për mallra dhe shpenzime.

banner

Pesë institucionet me buxhetin më të madh në vitin 2024 pritet të jenë: Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve me 931.025.963 euro, Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës me 265.445.995 euro, Ministria e Punëve të Brendshme me 216.523.467 euro, Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës me 174.387.768 euro dhe Ministria e Mbrojtjes me 153.049.911 euro.

Sipas Qeverisë së Kosovës, buxheti do të rritet në disa sektorë vitin e ardhshëm, përfshirë: sigurinë, shëndetësinë, ekonominë dhe arsimin. Buxheti i vitit 2024 parasheh edhe rritjen e koeficientit të pagave nga 105 euro – sa është aktualisht – në 110.

Çfarë thonë ekspertët për buxhetin?

Eksperti i çështjeve ekonomike, Haki Shatri, i cili ka shërbyer edhe si ministër i Ekonomisë dhe Financave, thotë se buxheti i vitit 2024 nuk është buxhet zhvillimor.

“Është buxheti më i varfër që propozohet për shqyrtim dhe miratim. Rritja prej 102 milionë eurosh në kushtet e inflacionit, që në këtë vit është 5 për qind, nuk është rritje, është zvogëlim real i buxhetit në krahasim me nevojat që i ka vendi. As përafërsisht nuk i plotëson nevojat”, thotë Shatri për Radion Evropa e Lirë.

Ky buxhet, sipas tij, nuk mund të arrijë as parashikimin e Qeverisë së Kosovës për rritje ekonomike deri në 4 për qind.

“Nuk siguron as stabilitet social për kategoritë në nevojë. Nuk siguron rritje të mirëqenies së qytetarëve e as nivel të njëjtë, pasi që rritja e çmimeve e ka bërë të vetën”, thotë Shatri.

Vitin e kaluar Kosova e ka mbyllur me një normë mesatare inflacioni prej 11.6 për qind, ndërsa këtë vit ajo ka qenë në rënie. Sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës, norma e inflacionit në tetor ka qenë 3.3 për qind, në shtator 4.2 për qind, në gusht 3.2 për qind.

Paga mesatare në Kosovë është 520 euro, ndërsa minimalja sillet nga 130 deri në 170 euro.

Mjetet për buxhetin mblidhen nga tatimet dhe taksat. Institucionet përgjegjëse për mbledhjen e tyre janë Administrata Tatimore dhe Dogana e Kosovës./REL

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy