Ushqimet më të mira për të mbajtur në kontroll diabetin

by Merita

Të gjesh kombinimet e duhura ushqimore me qëllimin që të mbash të ekuilibruar nivelet e sheqerit në gjak mund të jetë shumë e vështirë.

Prandaj çdo frut apo perim që konsumohet duhet të jetë i duhuri.

banner

Këtu keni të listuara nga AgroWeb.org disa ushqime të cilat ndihmojnë me diabetin e tipit 1 dhe 2

Peshku
Pëshku është një nga produktet më të shëndetshme. Salmoni, sardelet, açuget janë burimi më i mirë për yndyrnat omega 3 dhe acidet DHA dhe EPA që ndihmojnë zemrën. Për të gjithë personat që vuajnë nga diabeti duhet t’i konsumojnë pasi ata janë të predispozuar që të preken nga sëmundjet e zemrës. Këto acide mbrojnë qelizat dhe reduktojnë inflamacionin duke përmirësuar qarkullimin e gjakut.

Të gjelbërtat
Perime si spinaqi, lëpjetat, sallata janë plot me vlera por me pak kalori. Duke qenë se treten shpejt nga organizmi nuk e rrisin nivelin e sheqerit në gjak. Gjithashtu këto produkte janë të pasura me vitaminën C, që luan rol të rëndësishëm në eliminimin e inflamacionit dhe tensionit të lartë.

Kanella
Kanella është e pasur me antioksidantë, të cilat mbrojnë shëndetin e syve. Studime të shumta mjekësore kanë vërtetuar se kanella mund të ulë nivelet e sheqerit në gjak dhe të përmirësojë ndjeshmërinë ndaj insulinës. Një tjetër studim vuri re se kanella arrin të ulë dhe kolesterolin dhe nivelet e triglicerideve.

Vezët
Vezët janë vërtet një paketë me vlera shëndetësore. Përveç se të mbajnë më gjatë të ngopur, nëse konsumohen rregullisht ato ulin rrezikun e prekjes nga sëmundjet e zemrës.
Vezët gjithashtu përmirësojnë ndjeshmërinë ndaj insulinës dhe ndihmojnë prodhimin e kolesterolit të mirë.

Kosi
Kosi është një nga produktet e bulmetit më të mirët për personat me diabet. Të dhëna kanë treguar se konsumimi i kosit ekuilibron sheqernat në gjak dhe parandalon sëmundjet e zemrës përmes probiotikëve që përmban. Tek personat me diabetin e tipit 2, kosi ndihmon në rënien në peshë dhe ndihmon në systemin tretës.

Arrorët
Arrorët janë të shijshëm dhe të pasur me vlera për organizmin. Të gjithë llojet e arrorëve përmbajnë fibra të cilat treten shumë lehtë nga sistemi ynë. Konsumimi rutinor i tyre arrin të nsihmojë në reduktimin e inflamacionit dhe në uljen e sheqerit në gjak.

Brokoli
Brokoli tanimë është i famshëm për vlerat e tij. Studime kanë pohuar se brokoli ndihmon në uljen e insulinës në gjak dhe mbrojnë qelizat nga radikalet e lira që prodhohen gjatë proceseve të metabolizmit.

Vaji i ullirit
Vaji i ullirit ndryshe mund të quhet si balsami i zemrës. Ai përmban acide yndyrore të cilat ndihmojnë në prodhimin e substancës HDL, që është parë të jetë në shifra jo të shëndetshme tek personat me diabetin e tipit 2. Gjithashtu vaji i ullirit ndihmon në ekuilibrimin e tensionit të gjakut dhe qarkullimit të tij për një zemër më të shëndetshme.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy