Wanda Nara tregon se si e priti Mauro Icardi lajmin se ajo vuante nga leucemia

by Merita

Wanda Nara ka pranuar publikisht së fundmi në një intervistë për “Hola!” se vuan nga leucemia.

Bashkëshortja e futbollistit Mauro Icardi u shpreh se: Kam leucemi. Në fillim thoja ‘kjo gjëja që kam’, pastaj ia dola që ta quaja sëmundje dhe tani e them edhe emrin e saj. U kërkoj falje të gjithë atyre që menduan se duhej t’i bëja gjërat më shpejt.

banner

Nara ka rrëfyer se kur u diagnostikua me leucemi Mauro Icardi e përjetoi shumë keq. Ai nuk mund të flinte dhe ajo madje e gjeti në katër të mëngjesit me telefon duke kërkuar për trajtim.

Nara u shpreh se: Pak para se të festonim 10 vjet së bashku, kur u diagnostikova me sëmundjen, mbaj mend që isha në spital, u zgjova në orën 4 të mëngjesit dhe gjeta Mauron me telefon për të kërkuar trajtime nëpër botë. U çmend, nuk mund të flinte. Atëherë kupton kur të thonë “në mirë a keq, në sëmundje e në shëndet”. Jeta të çon në situata ku sheh dashurinë e vërtetë. Kemi kaluar shumë së bashku dhe pas një kohe të gjatë shoh se çfarë është dashuria e vërtetë, shoh që ai zgjohet natën. Tani që nuk jam pranë tij, ai stërvitet dhe më pas kalon kohë me fëmijët. Mauro donte të linte karrierën e tij, motra ime Zaira u kthye nga pushimet, nëna ime ishte shtrirë në dysheme, fëmijët e mi po qanin për shkak të asaj çfarë dëgjuan në media. U bëra e fortë, por gjithçka po shkatërrohej.

Rikujtojmë se modelja ka shprehur se do të nisë një karrierë të re si artiste solo. Deri më sot 36-vjeçarja ka punuar si modele, agjente futbolli dhe së fundmi si prezantuese televizive. Ajo prezantoi versionin argjentinas të ‘Celebrity Masterchef’, por tani po e kthen vëmendjen te muzika. Sipas Big Bang News, Wanda së fundmi ka vizituar atdheun e saj për të eksploruar një projekt të ri muzikor. Ata pretendojnë se ajo do të përfaqësohet nga Maxi El Brother, i cili ka punuar edhe me këngëtarin argjentinas, L-Gante.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy