Demi: vetëm tre ministra në Qeverinë Kurti e meritojnë postin e tyre

by engel

Drejtori i Institutit për Hulumtime të Avancuara (GAP), Agron Demi ka thënë se vetëm tre ministra në Qeverinë Kurti e meritojnë pozitën e tyre.

Demi ka folur me emra dhe arsye se pse Rizvanolli, Peci e Haxhiu kanë arsyetuar pozitat e tyre ministrore në Qeveri.

banner

Demi ka lakuar edhe emrat e ministrave që sipas tij duhet shkarkuar nga detyrat.

“Në këtë qeveri, janë tre ministra/e që e meritojnë postin e tyre:

– Ministrja Ekonomisë, znj. Artane Rizvanolli;

– Ministrja e Drejtësisë, znj. Albulena Haxhiu;

– Ministri i Bujqësisë, z. Faton Peci.

Të tre këta kanë qenë aktiv në aprovimin e legjislacionit e strategjive, inicimin e reformave në fushat e tyre, raportimin e rasteve korruptive, përmirësimin e skemave të subvencioneve, përkushtim më të madh kundër dhunës në familje, programe për efiçiencë të energjisë e energji të ripërtëritshme…

Ministrat që ish dashtë me u largu moti nga postet e tyre:

– Ministri i Financave, z. Hekuran Murati;

– Ministrja e Arsimit, znj. Arbërie Nagavci;

– Ministri i Shëndetësisë, z. Arben Vitia;

– Ministrja e Tregtisë, znj. Rozeta Hajdari;

– Ministrja e Punëve të Jashtme, znj. Donika Gërvalla;

– Ministri i Ingrastrukturës, z. Liburn Aliu.

Këta ministra kanë dështu në reformin e skemave sociale, reformat në arsim e shëndetësi, rënie rekorde e investimeve kapitale, izolim ndërkombëtar e mungesë njohjesh, kaos në regjistrimin e buzneseve e mungesë totale e komunikimit mes sektorit publik dhe privat.

Ministrat që nuk e di çfarë bëjnë dhe për punën e të cilëve nuk kam naj vlerësim:

– Ministri i Kulturës, z. Hajrullah Çeku;

– Ministri i Mbrojtjes, z. Ejup Maqedonci;

– Ministri i Zhvillimit Rajonal, z. Fikrim Damka;

– Ministri i Kthimit, z. Nenad Rashiç

– Ministri i Pushtetit Lokal, z. Elbert Krasniqi.

– Ministri i Brendshëm, z. Xhelal Sveçla.

Por me një qeveri kaq të dështuar, fajin kryesorë e mbanë Kryeministri.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy