“Sirena” angleze për Sensin, Interi kërkon dy milionë euro

by Merita

Në orët e fundit, Stefano Sensi i ka thënë “po” transferimit te Leicester, klub i cili ka bërë një hap konkret për mesfushorin e Interit.

Sipas Sportmediaset, për momentin nuk ka ende kontakte mes dy klubeve, me zikaltërit që janë në pritje të ofertës zyrtare nga anglezët që po dominojnë kampionatin e Championship.

banner

Drejtori Marotta kërkon dy milionë për kartonin e lojtarit, shifër kjo e pranueshme nga “Dhelprat”. Sensi ka luajtur më parë për Cesena, Sassuolo, Sampdoria dhe Monza. Për të, do të ishte hera e parë që do luante jashtë Italisë. Italiani po kalon një periudhë të vështirë, pasi vitet e fundit për shkak dëmtimesh të shumta, ka qëndruar jashtë fushave për një kohë relativisht të gjatë.

Sa i përket merkatos së klubit nga Milano, nuk pritet të ketë shumë lëvizje. Gjithsesi, nuk përjashtohet ndonjë surprizë, në ditët e fundit. Për këtë, na duhet të presim e të shohim.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy