KQZ-ja vendos për pezullimin e një partie politike

by Merita

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), të enjten ka marrë vendim për pezullimin e partisë politike, Partia Rome e Bashkuara e Kosovës (PREBK) pasi nuk ka mbajtur kuvendin e saj zgjedhor sipas afatit ligjor. Afati i fundit për mbajtjen e kuvendit/konventës zgjedhore për PREBK ka qenë data 6 janar 2024.

Sipas vendimit të KQZ-së, PREBK obligohet që ta mbajë kuvendin e saj zgjedhor në një afat shtesë prej 45 ditësh dhe nëse kjo nuk arrihet, atëherë sipas rregullores për regjistrimin dhe funksionimin e partive politike, KQZ merr vendim për çregjistrim nga regjistri i partive politike në Kosovë.

banner

Sipas Ligjit Nr. 08/L-288 për Zgjedhjet e Përgjithshme në Republikën e Kosovës, të gjitha partitë politike të regjistruara janë të obliguara që të mbajnë kuvendin zgjedhore brenda 6 muajve nga data e regjistrimit të partivë dhe pastaj së paku çdo 48 muaj.

Anëtari i KQZ-së nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Sami Kurteshi, tha se ky vendim është diskriminim, pasi shkelje të ngjashme ka pasur edhe nga partitë tjera.

“Ky është rasti i disa partive që pezullohet për këtë, një rast e kemi pas me të njëjtat kushte dhe nuk e kemi pezulluar dhe dua ta theksoj se jemi duke bërë diskriminim në rrethana të njëjta për kushte të ndryshme. Kjo është rast klasik i diskriminimit”, u shpreh ai./EO

banner

Të ngjajshme

Ne jemi informim.net, një portal lajmesh që kemi një qëllim të qartë dhe premtim për të qenë portal lajmesh më i shpejtë në Kosovë dhe në rajon.
Ne kemi një staf të përkushtuar gazetarësh dhe redaktorësh që punojnë vazhdimisht për të sjellë lajme aktuale dhe të besueshme për lexuesit tanë. Ne ofrojmë lajme nga Kosova dhe më gjerë, duke i kushtuar rëndësi çështjeve që ndikojnë në jetën e përditshme të njerëzve. Gjithashtu, ne kemi një fokus të veçantë në kulturë, art, dhe inovacione teknologjike.

Edtior's Picks

Latest Articles

All Right Reserved 2023

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy