Ish kryministri i Kosovës që aktualisht është deputet në parlamentin e Kosovës, Avdullah Hoti ka publikuar sot në profilin e tij në facebook disa statistika lidhur me problemet që po përballen familjet Kosovare si pasojë e inflacionit që kishte goditur Kosoven disa muaj më parë.
Duke u bazuar në statistikat e përpunuara nga Agjencia e Statistikave të Kosovës, z. Hoti ka nxjerr dhe ka prezantuar disa konstatime që sipas tij e bëjnë të vështirë jeten e familjebe Kosovare dhe disa rekomandime se si është e mundur që të lehtësohet kjo krizë.
Në postimin e tij, z.Hoti e konfirmon se inflacioni është fajtori kryesor për këtë gjendje por sipas tij, situata po mbetet e vështirë dhe nuk po përmirësohet për shkak se qeveria nuk po merr masa të qendrueshme për të dalur nga kjo situatë e rëndë.
Reklamoni biznesin tuaj në portalin tonë!
Sipas z. Avdullah Hoti:
- 43.4% e familjeve nuk mund të përballojnë një shpenzim të papritur prej 100 eurove nga burimet e tyre vetanake;
- 49.2% e familjeve nuk mund të mbulojnë shpenzimet e një shujte çdo dy ditë që përfshinë mishin, pulën dhe peshkun;
- 48.8% e familjeve kanë deklaruar se pagesa e borxheve është barrë e rëndë financiare;
- 8.1% e familjeve kanë vështirësi të mëdha, ndërkaq 20.1% përballen me vështirësi, në kryerjen e pagesave të nevojshme të zakonshme të familjes, marrë parasysh të ardhurat.
Shkaktari burimor i kësaj situate është inflacioni. Por, thellimi i krizës erdhi si rezultat i mungesës së masave adekuate për të zbutur pasojat e inflacionit për familjet.
E kemi ngritur vazhdimisht në Kuvend dhe jashtë Kuvendit, se ndihma e njëhershme nuk është zgjidhje për zbutjen e pasojave të inflacionit. Tani këtë po e dëshmojnë statistikat e Qeverisë.
Zgjidhja është: (1) indeksimi i pensioneve dhe asistencës sociale, së paku aq sa ka qenë inflacioni, në mënyrë që të ruhet standardi minimal i jetës së familjeve më të cenueshme nga inflacioni, si dhe (2) zgjerimi i përkohshëm i listës së mallrave me normë të reduktuar të TVSH-së prej 8 për qind.