Futbolli botëror është në zi, pasi është ndarë nga jeta një tjetër legjendë e këtij sporti.
Gigi Riva, ish-sulmuesi i njohur italian, u nda nga jeta sot në moshën 79-vjeçare në Cagliari, qytetin ku ai u bë një nga emrat më të njohur të futbollit botëror.
Riva kishte ndjerë probleme shëndetësore në shtëpi dhe ishte dërguar me urgjencë në spital, ku situata e tij ishte normalizuar, siç kishte bërë të ditur edhe një raport mjekësor i publikuar gjatë pasdites. Por mbrëmjen e djeshme, situata e tij u përkeqësua dhe gjatë darkës është dhënë lajmi për ndarjen e tij nga jeta.
Riva ka qenë një nga emrat më të njohur të futbollit italian, duke fituar titullin kampion me Cagliarin në sezonin 1969-1970, i vetmi në historinë e këtij klubi. Ai ishte president nderi i Cagliarit, në klubin ku kaloi thuajse të gjithë karrierën e tij, duke luajtur 376 ndeshje e shënuar 207 gola.
Ndërkohë, me kombëtaren italiane, ai luajti 42 ndeshje, duke shënuar 35 gola, teksa edhe sot e kësaj dite mbetet golashënuesi më i mirë.