Ky person po kërkohet për shpërdorim të pasurisë së huaj, nëse e shihni lajmërojeni Policinë

by Merita

Policia e Kosovës, respektivisht stacioni policor i Graçanicës, ka publikuar fotografinë e një personi të shpallur në kërkim, i cili po dyshohet për implikim në veprën penale “Shpërdorimi i pasurisë së huaj”.

Sipas njoftimit, rasti ka ndodhur më 22 korrik të vitit të kaluar, në një dyqan në qendrën tregtare “Prishtina Mall”.

banner

Policia me këtë rast ka kërkuar bashkëpunimin e qytetarëve për identifikimin e personit të shpallur në kërkim.

“Me qëllim të zbatimit efikas të procedurës, në hetimin që po zhvillohet për rastin ‘Shpërdorimi i pasurisë së huaj’ të ndodhur më 22.07.2023, në një dyqan në qendrën tregtare Prishtina Mall, kërkojmë nga publiku i gjerë kontributin qytetar që me informacionet e tyre të ndihmojnë në drejtim të identifikimit të personit të dyshuar sipas tipareve fizike apo lokalizimin e vendndodhjes së të dyshuarit të shpallur në kërkim”, thuhet në apelin e policisë.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy