Mitrovicë: Policia sekuestron armë, fishekë e emblema me përmbajtje nacionaliste

by Merita

Policia e Kosovës ka kontrolluar dy shtëpi në Mitrovicë të Veriut ku ka gjetur dhe sekuestruar ndër të tjera, 19 fishekë, tri thika, një pistoletë ajrore, shurdhues arme, veshje të ndryshme e emblema me përmbajtje nacionaliste, përcjell Klankosova.tv.

“Rr. Luja Braja, Mitrovicë Veri. Me urdhër verbal të prokurorit është kontrolluar shtëpia e të dyshuarit mashkull kosovar ku janë gjetur dhe sekuestruar 19 fishekë të armës së gjuetisë, 3 thika, një dylbi, veshje të ndryshme dhe emblema me përmbajtje nacionaliste, dy llop-topa, një jelek taktik. I dyshuari gjendet në arrati. Rasti në hetime”, njofton raporti i policisë.

banner

“Rr. Knjaz Milos, Mitrovicë Veri. Me urdhër verbal të prokurorit është kontrolluar shtëpia e të dyshuarit mashkull kosovar ku janë gjetur dhe sekuestruar një pistoletë ajrore, një shurdhues i armës, një radio lidhje, 6 telefona celularë, një gaz-maskë, një llop-top. I dyshuari është arrestuar dhe pas inicimit të rastit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy