Kryetari Elezaj pret në takim Komandantin e Komandës Rajonale Perëndim të KFOR-it, kolonel Francesco Ferrara

by engel

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, kryetari i komunës së Klinës, prof. Zenun Elezaj ka bërë të ditur se bashkë me nënkryetaren Marqe Selmanaj ka pritur në takim komandantin e Komandës Rajonale Perëndim të KFOR-it, kolonelin Francesco Ferrara.

“Komandantin Ferrara e falënderova për vizitën dhe bashkëpunimin e mirë që kemi me KFOR-in në projekte të ndryshme.

banner

Bashkëbiseduam për gjendjen dhe mirëqenien e qytetarëve në përgjithësi si dhe sfidat e synimet e përbashkëta dhe për fushat e bashkëpunimin në të ardhmen.

Po ashtu, e informova atë me zhvillimet e përgjithshme në Klinë, projektet dhe investimet që po realizohen si dhe ato të planifikuara”, shkruan prof. Elezaj në Facebook.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy