Në një intervistë për Goal.com, ylli i Manchester United, Diogo Dalot, foli për të gjitha. Që prej hapave të tij të parë në karrierë e deri tek nënshkrimi me Manchester United dhe ftesa nga kombëtarja e Portugalisë.
Mes të tjerash, Dalot u pyet për të dhënë mendimin e tij se cili është lojtari me inteligjencën më të lartë në futboll
Përgjigjja e tij për shumëkënd mund të jetë një befasi, por reprezentuesi portugez pa hezituar dha emrin e Kai Havertz.
Pavarësisht skepticizmit fillestar, trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta, ishte i sigurt në zgjedhjen e tij kur vendosi për transferimin e Havertz, dhe tani gjermani ka dëshmuar se është një aset i çmuar për “Topçinjtë”.
https://twitter.com/AFCpat_/status/1763912603699438070?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1763912603699438070%7Ctwgr%5E797c333034472bb35b418e9c752ff08a1d333134%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Ftelegrafi.com%2Fdiogo-dalot-beson-se-ylli-arsenalit-ka-nivelin-te-larte-te-inteligjences-ne-futboll%2F
Havertz u ballafaqua me disa vështirësi në fillimet e tij si lojtar i Arsenalit, ndërsa tifozët po e vënin në dyshim impaktin e tij në lojë.
Performancat e jashtëzakonshme të Havertz së fundmi duket se kanë tërhequr vëmendjen jo vetëm nga tifozët, por edhe nga kolegët e tij.
Për këtë arsye, Dalot dha emrin e tij si lojtari më inteligjent në futboll, një vlerësim për të cilin Havertz duhet të ndihet krenar.

