“Trafiu Urban” del me sqarim për rastin e alivanosjes së udhëtares e cila vdiq në QKUK

by Nexhat

“Trafiu Urban” ka dalë me një sqarim në lidhje me rastin e alivanosjes së një udhëtareje në autobus, e cila më pas vdiq në QKUK.

Në njoftimin e tyre thuhet se pasi që është ulur, qytetarja është alivanosur dhe konduktori reagon menjëherë, duke ofruar ndihmë dhe bëhet e ditur se i njëjti ka njoftuar shërbimin e ndihmës së shpejtë, të cilët kanë arritur për 4 minuta në vendngjarje,

banner

“Në bazë të videoincizimeve të nxjerra nga kamerat e autobusit dhe raportit të punëtorëve që ishin në autobus, vërehet se qytetarja në fjalë ka hyrë në autobus së bashku me një qytetare tjetër nga dera e parë dhe është ulur në karrigen e parë në anën e djathtë të autobusit në krah me derën e hyrjes”.

“Pasi që është ulur, qytetarja alivanoset dhe konduktori reagon menjëherë, duke ofruar ndihmë dhe njoftuar shërbimin e
ndihmës së shpejtë, të cilët kanë arritur për 4 minuta në vendngjarje”, thuhet në njoftim.

Tutje, “Trafiu Urban” ka theksuar se në kohën e ndodhjes së ngjarjes, autobusi ka qenë i ndalur në stacion, në të cilin sipas tyre, kanë qenë prezentë rreth 17 qytetarë.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy