Presidenti francez Emmanuel Macron tha sot se ai dëshiron që Bashkimi Evropian të garantojë të drejtën për abort në Kartën Evropiane të Drejtave Themelore. Macron e tha këtë në fjalimin e tij që e mbajti në një ceremoni të organizuar në Paris, ku ministri i Drejtësisë Eric Dupond-Moretti përdori një leter antike për të vulosur të drejtën e abortit në kushtetutën franceze, pasi që u votua dhe u miratua në pothuajse votë absolute nga ligjvënësit e republikës së Francës të hënën.
“Sot nuk është fundi i historisë, por fillimi i një lufte,” tha Macron në ceremoninë, e cila përkoi me Ditën Ndërkombëtare të Gruas. “Ne do ta udhëheqim këtë luftë në kontinentin tonë, në Evropën tonë, ku forcat reaksionare po sulmojnë të drejtat e grave përpara se të sulmojnë të drejtat e pakicave,” i tha ai turmës së pranishme para Ministrisë së Drejtësisë.
“Kjo është arsyeja pse unë dua të siguroj lirinë e garantuar të abortit në Kartën e të Drejtave Themelore të Bashkimit Evropian.”
Ndryshimi i kartës së BE-së, i cili do të kërkonte unanimitet, mund të jetë i vështirë. Ndërsa pjesa më e madhe e Evropës e ka legalizuar abortin, disa vende kanë vendosur kufizime për gratë që kërkojnë të ndërpresin shtatzëninë dhe vazhdojnë ndasitë e thella mbi të drejtat e abortit.
Vitin e kaluar, qeveria e Maltës anëtare të BE-së u tërhoq nga një projekt-ligj që do të lejonte abortin e shtatzënive kur shëndeti i nënës ishte në rrezik serioz, duke thënë në vend të kësaj se ndërprerjet do të lejoheshin vetëm kur jeta e nënës ishte në rrezik.
Së bashku me Maltën, ligjet e Polonisë kundër abortit janë ndër më kufizueset në Evropë. Shtatzënia mund të ndërpritet vetëm në rastet e kërcënimit për jetën ose shëndetin e nënës ose në rast përdhunimi. Për shkak të këtij ligji, numri i aborteve ra në 161 në 2022 nga mbi 1000 në 2020.
Votimi i së hënës nga të dy dhomat e parlamentit francez, i përfshirë në nenin 34 të kushtetutës franceze, se “ligji përcakton kushtet në të cilat një grua ka lirinë e garantuar për të kryer një abort”. Të drejtat e abortit pranohen më gjerësisht në Francë sesa në Shtetet e Bashkuara dhe shumë vende të tjera, me sondazhet që tregojnë se rreth 80% e francezëve mbështesin faktin që aborti është i ligjshëm./Reuters