Policia e Kosovës ka njoftuar se ka vdekur në QKUK fëmiu që ishte aksidentuar para rreth dy javësh në Grabanicë të Klinës.
Aksidenti kishte ndodhur në magjistralen Pejë-Prishtinë, në fshatin Grabanicë të Klinës, ku një automjet gjatë lëvizjes në drejtim të Prishtinës kishte humbur kontrollin dhe kishte goditur mbrojtësit e rrugës, me ç’rast lëndime kishin pësuar tre persona.
“Me datë 07 Shkurt 2024 rrethe orës 17:40 Policia është informuar nga QKUK se femiu nuk ka mundur ti përballoj lëndimeve dhe kishte ndërruar jetë. Me urdhër të Prokurorit shtetit trupi i pa jetë i viktimës dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë, për Obduksion”, thuhet në njoftim.