Manastiri i Deçanit njofton për vizitën e Escobar, ende s’kanë reagim për regjistrimin e pronës

by Merita

Qeveria e Kosovës në krye me Kryeministrin Albin Kurti ka urdhëruar Kadastrin që t’ia regjistrojë pronën Manastirit të Deçanit. Këtë Kurti e bëri publike të mërkurën, ndërkohë që një ditë më vonë në Manastirin e Deçanit shkoi për vizitë Emisari Gabriel Escobar, i cili qëlloi në Kosovë kur u mor ky vendim.

Escobar përgëzoi Kurtin që ia kaloi tokën Manastirit, por nga Deçani nuk ka ende ndonjë reagim e as nga Dioqeza e Rashkës dhe Prizrenit që është institucioni kryesor i Kishës Ortodokse në Kosovë. Nga Manastiri kanë njoftuar për vizitën e Escobar.

banner

“Ipeshkvi Teodosije dhe igumeni i Deçanit A. Sava, mirëpritën Zëvendës Ndihmës Sekretarin z. Escobar. Ishte një mundësi e rëndësishme për të diskutuar mbi sfidat me të cilat përballet Kisha #Ortodokse #Serbe dhe komuniteti serb i Kosovës. I jemi mirënjohës ZNS Escobar dhe Ambasadorit Hovenier për mbështetjen dhe mirëkuptimin e tyre të vazhdueshëm” thuhet në njoftim.

Ndryshe, Manastiri i Deçanit ka publikuar edhe një intervistë të Escobar ku kërkoi që të zgjidhet cështja e dinarit sepse siç tha ai komuniteti serb po vuan dhe se SHBA do ta mbajë përgjegjëse Qeverinë e Kosovës varësisht si e trajton këtë komunitet. Po ashtu Manastiri ka shpërndarë edhe një lajm të mediave lokale serbe për ndërrimin e tabelave të vendbanimeve në Veri.

banner

Të ngjajshme

Ne jemi informim.net, një portal lajmesh që kemi një qëllim të qartë dhe premtim për të qenë portal lajmesh më i shpejtë në Kosovë dhe në rajon.
Ne kemi një staf të përkushtuar gazetarësh dhe redaktorësh që punojnë vazhdimisht për të sjellë lajme aktuale dhe të besueshme për lexuesit tanë. Ne ofrojmë lajme nga Kosova dhe më gjerë, duke i kushtuar rëndësi çështjeve që ndikojnë në jetën e përditshme të njerëzve. Gjithashtu, ne kemi një fokus të veçantë në kulturë, art, dhe inovacione teknologjike.

Edtior's Picks

Latest Articles

All Right Reserved 2023

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy