Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj, ka thënë se partia në pushtet ka shkelur me dhjetëra herë Kushtetutën dhe që nuk ka marrë përgjegjësi morale e as politike.
Në përvjetorin e 16-të të miratimit të Kushtetutës, Zemaj ka thënë se këto shkelje janë fatkeqësi për një shtet të ri si Kosova.
“Kushtetuta – Akti më i lartë Juridik i Republikës tonë, sot shënon 16 vjetorin e miratimit, ndjehem me fat që isha dëshmitar i asaj dite, ashtu sikur në Ditën e Pavarësisë. Kushtetuta e Republikës së Kosovës mishëron vlerat e një shoqërie demokratike, me barazi e tolerancë politike e etnike. Ajo çka është për keqardhje por që duhet ta themi, në vitet e fundit Kosova udhëhiqet nga një shumicë politike që ka shkelur tashmë dhjetëra herë Kushtetutën, por që nuk ka marrë asnjë përgjegjësi morale as politike, fatkeqësi për një shtet të ri si Kosova”, ka shkruar ndër të tjerash Zemaj në Facebook.