Ferizaj: 30 ditë paraburgim për dhunim seksual me të mituren

by engel

Gjykata Themelore në Ferizaj ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Ferizajt, duke ia caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh të pandehurit I.R., nën dyshimin për “Dhunim”.

Në njoftimin e Gjykatës, thuhet se pas mbajtjes së seancës dëgjimore dhe analizimit të shkresave të lëndës, gjyqtarja e procedurës paraprake ka vlerësuar se ekziston dyshimi i bazuar, se i pandehuri në periudhë kohore nga muaji prill i vitit 2023 deri në muajin mars të viti 2024, në vazhdimësi ka detyruar të dëmtuarën e mitur të moshës nën 14-vjeçare që të kryejë akt seksual pa pëlqimin e saj.

banner

“Në atë mënyrë që fillimisht herën e parë, ashtu që derisa ishte si shofer i autobusit dhe pasi që niset nga një fshat i Komunës së Ferizaj në drejtim të fshatit tjetër, i pandehuri pasi e merr të dëmtuarën e mitur në autobus (vetëm këta të dy), ky aty ndal autobusin në një vend të përshtatshëm ku nuk kishte shtëpia dhe për qëllime seksuale e ka keqpërdorur seksualisht, në atë mënyrë që i pandehuri ka kryer akt seksual me të dëmtuarën në autobus e pastaj në kohë të pacaktuar në disa raste e dërgon tek një motel në Ferizaj dhe aty kryen marrëdhënie seksuale përkundër refuzimit të dëmtuarës”, thuhet në njoftim.

Me këtë, ekziston dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Dhunimi” nga neni 227, paragrafi 7 lidhur me paragrafin 1 dhe nenin 77 të Kodit Penal.

“Gjyqtarja e procedurës paraprake, kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit e ka aprovuar si të bazuar konform dispozitave të KPPRK-së, dhe të njëjtit i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaj”, thuhet në njoftim.

Në fund, thuhet se palët njoftohen se ankesa kundër këtij aktvendimi nuk e shtyn ekzekutimin e tij. /BetimipërDrejtësi

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy