Përplasje nga distanca mes zëdhënësve: Përparim Kryeziu vs Peter Stano

by engel

Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu i është kundërpërgjigjur zëdhënësit të BE-së, Peter Stano, i cili sot gjatë ditës në një paraqitje për media ka thënë se masat ndëshkuese ndaj Kosovës nuk hiqen kur duan politikanët e Kosovës.

Në profilin e tij në X (Twiter) Përparim Kryeziu ka shkruar se Kosova është ndëshkuar padrejtësisht për veprimet në veri. Ai i ka publikuar dy foto ilustruese, një të vitit 2023 dhe një të prillit 2024.

banner

“Rasti është shumë i thjeshtë. Bashkimi Evropian i ka vendosur masa Kosovës sepse e ka fajësuar atë, padrejtësisht, për eskalimin e situatës që shihet në foton e parë (maj 2023).Ndërkaq, në foton e dytë, mund të shihet Kryetari i Komunës së Zveçanit, Ilir Peci, pranë të njëjtës ndërtesë duke lëvizur i papenguar (prill 2024)”, tha ai.

Kryeziu ka theksuar se deeskalimi ka ndodhur dhe se “Prandaj është po aq e qartë që masat ndaj Kosovës duhet të hiqen”.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy