BE “mbyll sytë” për non gratat në qeverinë serbe? Çudit Borrell: Mezi pres të punoj me kabinetin e ri!

by Merita

Kuvendi i Serbisë zgjodhi të enjten Qeverinë e re të vendit pas një debati disaorësh dhe me gjithë kritikat nga opozita. Me 152 vota për, 61 kundër dhe asnjë abstenim, deputetët e Kuvendit të Serbisë votuan për Qeverinë e re të Serbisë më 2 maj.

Përbërja e Qeverisë së re u kritikua paraprakisht nga Departamenti Amerikan i Shtetit, pasi pjesë e saj janë dy zyrtarë të sanksionuar nga Shtetet e Bashkuara. Qeveria e re do të betohet tani dhe pastaj do ta fillojë mandatin e ri katërvjeçar.

banner

Mirëpo, Bashkimin Europian duket se nuk po e shqetësojnë dhe aq shumë të sanksionuarit që janë pjesë e qeverisë së re të Serbisë. Shefi i diplomacisë së jashtme, Josep Borrell, në reagimin e parë, tha se mezi pret që të punojë me qeverinë e re të Beogradit.

“Urime kryeministrit të ri të Serbisë, Millosh Vuçeviç. Mezi pres të punoj me ju, ministrin e Jashtëm Marko Gjuriç dhe Qeverinë serbe, për ta çuar Serbinë përpara në rrugën e saj drejt BE-së”, shkroi Borrell në rrjetin social X.

Por nënvizoi se përputhja me vlerat dhe politikat e bllokut janë thelbësore për rrugën drejt anëtarësimit në BE.

Por në qeverinë e re të Serbisë, janë dy të sanksionuar nga Amerika, përfshirë këtu dhe Aleksandër Vulin, një politikan shumë i afërt me Rusinë. Vulin, ish-udhëheqës i shërbimit të inteligjencës i cili është nën sanksionet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës që nga korriku i vitit 2023 – do të jetë zëvendëskryeministër në Qeverinë e re serbe.

Një zyrtar tjetër nga “lista e zezë” e SHBA-së, për shkak të lidhjeve me Rusinë, Nenad Popoviç, do të jetë po ashtu pjesë e Qeverisë si ministër pa portofol.

Në një përgjigje për Radion Evropa e Lirë, Departamenti amerikan i Shtetit deklaroi se “SHBA-ja është “e zhgënjyer” nga propozimi i Vulinit dhe Popoviçit dhe shtoi se të dy mbeten nën sanksione, sepse qëndrimi i SHBA-së ndaj tyre është “i njohur mirë””.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy