Escobar: Lajmet e rreme ndaj meje dhe familjes sime filluan pasi e njoftova qeverinë e Kosovës për përfundimin e misionit tim

by engel

Emisari i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, dhe familja e tij kanë qenë cak i lajmeve të rreme dhe një fushate shpifjesh. Ai sot në një konferencë për media ka thënë se lajmi se është shkarkuar është një gënjeshtër e publikuar nga një i ashtuquajtur gazetar.

Gjithashtu Escobar ka thënë se pohimi se një informacion i tillë ka dalë nga burimet në Kongres është një gënjeshtër, meqë ky institucion nuk njoftohet nga State Department për ndryshimet në personel. Emisari amerikan ka thënë se ky raportim i rrejshëm për shkarkimin e tij ka ardhur pasi kishte komunikuar me qeverinë e Kosovës, të cilën e kishte njoftuar për tranzicionin dhe lëvizjen e tij.

banner

“Pohimi se informacioni erdhi nga burimet në Kongres është gënjeshtër sepse kongresi nuk është i njoftuar për ndryshimet ne personel, në fakt raporti erdhi pasi nëpërmjet kanaleve diplomatike kontaktova me të gjitha qeveritë në rajon dhe fola për tranzicionin dhe ky raport doli pak pasi komunikova me qeverinë e Kosovës. Është fatkeqe që ky lloj i dezinformatave është propaganduar në Ballkanin Perëndimor dhe më duhet të shtojë se është një nga arsyet që konteksti medial është kritikuar kaq shumë nga gazetarë dhe organizata të pavarura. Por, jam mirënjohës për mbështetjen e madhe që ma ka dhënë State departamentit, liderët dhe gazetarët gjatë javëve të fundit rreth këtyre gënjeshtrave që tentuan ta hedhin hije për punën dhe zotimin tim në Ballkan”, ka thënë Escobar.

banner

Të ngjajshme

Ne jemi informim.net, një portal lajmesh që kemi një qëllim të qartë dhe premtim për të qenë portal lajmesh më i shpejtë në Kosovë dhe në rajon.
Ne kemi një staf të përkushtuar gazetarësh dhe redaktorësh që punojnë vazhdimisht për të sjellë lajme aktuale dhe të besueshme për lexuesit tanë. Ne ofrojmë lajme nga Kosova dhe më gjerë, duke i kushtuar rëndësi çështjeve që ndikojnë në jetën e përditshme të njerëzve. Gjithashtu, ne kemi një fokus të veçantë në kulturë, art, dhe inovacione teknologjike.

Edtior's Picks

Latest Articles

All Right Reserved 2023

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy