Më herët sot gjatë ditës është raportuar se sot në Manastirin Pejës do të fillojnë punimet e Kuvendit të Kishës Ortodokse Serbe të cilat do t’i drejtonte Patriarku Profirije dhe se aty do merrnin pjesë meshtar dhe peshkop nga Sërbija dhe Diaspora.
Mirpo para pak çastesh është raportuar se një gjë e till nuk do të ndodh më sepse autoritetet Kosovare të kufirit në Merdare nuk e kanë lejuar Patriarkun Profirije të futet në Kosovë.
Sipas raportimeve të medieve serbe, Prishtina ia ndaloi hyrjen në Kosovë Patriarkut Porfiri. Autoritetet e Kosovës në vendkalimin në Merdare sot nuk lejuan hyrjen në territorin e Kosovës patriarkun serb Porfiri dhe shtatë kryepeshkopët e Kishës Ortodokse Serbe, për të marrë pjesë në hapjen zyrtare të seancës së rregullt vjetore të Kuvendit të Kishes Ortodokse.
Kjo është arsyeja pse Kuvendi i Kishës Ortodokse Serbe nuk do të fillojë nesër punën, siç është planifikuar, në Patriarkanën e Pejës, por peshkopët do të mblidhen në Beograd, në kishën e Shën Savës në Vraçar, ku liturgjia do të fillojë në ora 9.
Pa asnjë arsye e shpjegim, Patriarkut Porfirije dhe ipeshkvijve ju refuzua hyrja dhe u kthyen nga kufiri, thuhet në njoftimet e medieve serbe!