48
Një mjet i pashpërthyer është gjetur në Mitrovicë të mërkurën.
Njësia për deminim e KFOR-it e ka tërhequr dhe shpërthyer mjetin.
“Dëshmitari kosovar ka raportuar se derisa ishte duke i kryer disa punime ka gjetur një mjet të dyshimtë. Njësia policore ka siguruar vendin e ngjarjes derisa aty ka dalë njësia për deminim e KFOR-i cili ka tërhequr mjetin e dyshimtë (granatë dore) duke e shpërthyer në një vend të sigurt pa incidente”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës.