Parlamenti danez hedh poshtë propozimin për njohjen e shtetit palestinez

by Merita

Parlamenti i Danimarkës e ka hedhur poshtë të martën një projektligj për njohjen e shtetit palestinez. Paraprakisht, ministri i Jashtëm danez, Lars Lokke Rasmussen, kishte thënë se mungojnë parakushtet e nevojshme për njohjen e pavarësisë së Palestinës.

Irlanda, Spanja dhe Norvegjia e njohën zyrtarisht shtetin palestinez të martën, një javë pasi njoftuan se do ta bënin një gjë të tillë.

Vendimi i tyre e ka zemëruar Izraelin, i cili e quajti atë “shpërblim për terrorizmin” dhe i tërhoqi ambasadorët e vet nga këto vende.

Projektligji për njohjen e Palestinës nga Danimarka u propozua në fund të shkurtit nga katër parti të majta.

“Ne nuk mund ta njohim një shtet të pavarur palestinez, dhe arsyeja e vetme është se nuk ka parakushte për këtë”, kishte thënë Lars Lokke Rasmussen gjatë debatit të parë për këtë projektligj në Parlament në prill.

“Ne nuk mund ta mbështesim këtë, por urojmë që të vijë dita kur do të mund ta bëjmë”, tha Rasmussen, i cili nuk ishte i pranishëm në Parlamenti gjatë votimit më 28 maj.

Danimarka ka thënë se Izraeli ka të drejtë ta mbrojë veten, pas sulmit që Hamasi – grupi i shpallur terrorist nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian – e kreu më 7 tetor në jug të Izraelit, ku vrau 1.200 njerëz, kryesisht civilë, dhe i rrëmbeu rreth 250 të tjerë.

Sulmi i 7 tetorit e nxiti luftën e Izraelit kundër Hamasit në Rripin e Gazës, si pasojë e të cilës janë vrarë mbi 36.000 palestinezë prej atëherë.

Së fundmi, Danimarka i ka bërë thirrje Izraelit të vetëpërmbahet dhe ta respektojë ligjin ndërkombëtar.

Irlanda, Spanja dhe Norvegjia kanë thënë se vendimi i tyre ka për qëllim përshpejtimin e përpjekjeve për ta siguruar një armëpushim në luftën e Izraelit kundër Hamasit në Gazë, dhe u kanë bërë thirrje vendeve të tjera t’i ndjekin hapat e tyre./REL

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy

Ne jemi informim.net, një portal lajmesh që kemi një qëllim të qartë dhe premtim për të qenë portal lajmesh më i shpejtë në Kosovë dhe në rajon.
Ne kemi një staf të përkushtuar gazetarësh dhe redaktorësh që punojnë vazhdimisht për të sjellë lajme aktuale dhe të besueshme për lexuesit tanë. Ne ofrojmë lajme nga Kosova dhe më gjerë, duke i kushtuar rëndësi çështjeve që ndikojnë në jetën e përditshme të njerëzve. Gjithashtu, ne kemi një fokus të veçantë në kulturë, art, dhe inovacione teknologjike.

Edtior's Picks

Latest Articles

All Right Reserved 2023