Al Khelaifi: Po fillon një epokë e re te PSG-ja

by Nexhat

Pak ditë më parë, Kylian Mbappe është larguar nga skuadra e Paris Saint-Germanit si futbollist i lirë.

E pikërisht tek kjo është ndalur presidenti i parisienëve, Nasser Al Khelaifi.

banner

I pari i PSG-së, ka thënë se tash fillon një epokë e re e klubit.

“Kjo është një epokë e re. Gjithë respekti im për Messin, Neymar, Kylian. Ne e dimë se çfarë bënë ata për klubin. Për ne ishte e rëndësishme t’i kishim në skuadër. I uroj gjithë të mirat në sfidat e reja, por për ne ylli tani do të jetë skuadra”, tha presidenti i parisienëve.

“Ne patëm një sezon të mrekullueshëm, duke humbur një fitore në vetëm dy ndeshje për trofeun e madh (Champions League). Ishte një sezon i mrekullueshëm. Morëm më shumë nga sa prisnim. Bëmë shumë ndryshime”, shtoi Al Khelaifi.

Tash, Paris Saint-Germani është vënë në sulm për të gjetur një zëvendësues të Kylian Mbappes, lojtarit të tyre kryesor deri më tani.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy