Kryetari i Komisionit Parlamentar për Mbrojtje dhe Punë të Brendshme në Serbi, Milovan Drecun, ka thënë e nuk beson se është e mundur të arrihet ndonjë marrëveshje konkrete në takimin e nesërm në Bruksel mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit serb Aleksandar Vuçiq.
“Unë mendoj se kjo është një predhë që ka vetëm një predhë dhe nuk ka asnjë substancë brenda dhe se në atë takim nuk do të arrihet ndonjë rezultat i veçantë”, tha Drecun për Radio-Televizionin e Serbisë.
Ai ka theksuar se prioritet për Serbinë është formimi i Asociacionit të Komunave me shumicë serbe.
“Ka qëndrime krejtësisht të kundërta të Beogradit dhe Prishtinës lidhur me Asociacionin, më duket se edhe Perëndimi ka disa qëndrime që absolutisht nuk mund të jenë konsistente dhe të çojnë në zgjidhjen e problemit”, tha Drecun.
Kryeministri Albin Kurti dhe presidenti serb, Aleksandar Vuçiq janë takuar për herë të fundit në kuadër të dialogut në Bruksel më 14 shtator të vitit të kaluar.