Insekte të rrezikshme, ujëra të zeza dhe male me mbeturina, kriza shëndetësore në Gaza

by Merita

Ujëra të zeza të papërpunuara, miza, mushkonjash, plehra të grumbulluara dhe temperatura të larta që po rriten, po bën që qindra mijëra njerëz në Gaza të përballen me një krizë sanitare.

“Mbeturinat janë në pragjet tona dhe në rrugë. Po shohim sasi të mëdha insektesh fluturuese, insekte që i shohim për herë të parë dhe nuk ua dimë as emrat. Na thumbojnë dhe ne nuk dimë seç lloj efektesh mund të kenë”, thotë një nga vendasit.

banner

Bombardimi i pamëshirshëm i Gazës nga Izraeli, është tashmë në muajin e tetë dhe ka shkaktuar një krizë humanitare. Grupet e të drejtave të njeriut kanë apeluar vazhdimisht për kushtet ekstreme të jetesës për palestinezët, pasi fushata ushtarake e Izraelit ka dëmtuar infrastrukturën shëndetësore dhe ka varfëruar furnizimet me ushqim, ujë dhe karburant. Sipas vlerësimeve të agjencive të OKB-së dhe organizatave partnere, 67% e objekteve dhe infrastrukturës së ujit dhe kanalizimeve në Gaza janë shkatërruar ose dëmtuar për shkak të konfliktit.

Zyra e OKB-së për Koordinimin e Çështjeve Humanitare raporton se situata shëndetësore është alarmante dhe sëmundje të ndryshme, si hepatiti A, sëmundjet e lëkurës dhe sëmundjet e frymëmarrjes po përhapen më shpejtësi, duke rrezikuar veçanërisht fëmijët dhe të moshuarit.

banner

Të ngjajshme

Ne jemi informim.net, një portal lajmesh që kemi një qëllim të qartë dhe premtim për të qenë portal lajmesh më i shpejtë në Kosovë dhe në rajon.
Ne kemi një staf të përkushtuar gazetarësh dhe redaktorësh që punojnë vazhdimisht për të sjellë lajme aktuale dhe të besueshme për lexuesit tanë. Ne ofrojmë lajme nga Kosova dhe më gjerë, duke i kushtuar rëndësi çështjeve që ndikojnë në jetën e përditshme të njerëzve. Gjithashtu, ne kemi një fokus të veçantë në kulturë, art, dhe inovacione teknologjike.

Edtior's Picks

Latest Articles

All Right Reserved 2023

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy