46
Policia ka njoftuar për një rast të dhunës në familje që ka ndodhur në Lipjan.
Sipas njoftimit, i dyshuari ka ushtruar dhunë psiçike ndaj një gruaje, e cila edhe ka pranuar trajtim mjekësor.
“Lipjan 08.07.2024-01:15. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që ka ushtruar dhunë psikike ndaj viktimës femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor”, thuhet në njoftimin e policisë.
Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.