Një ngjarje e rëndë është shënuar ditën e sotme në Vaun e Dejës, ku dyshohet se është mbytur aksidentalisht një fëmijë rreth 13 vjeç.
Policia njofton se dyshohet se është mbytur aksidentalisht duke u larë në lumin Drin, shtetasi D. P., rreth 13 vjeç, banues në fshatin Mjedë.
Grupi hetimor vijon punën për të dokumentuar me prova ligjore rrethanat e këtij rasti.
“Rreth orës 13:35, në fshatin Mjedë, dyshohet se është mbytur aksidentalisht duke u larë në lumin Drin, shtetasi D. P., rreth 13 vjeç, banues në fshatin Mjedë. Grupi hetimor vijon punën për të dokumentuar me prova ligjore rrethanat e këtij rasti”, njofton policia.