Kryetari i LDK’së, Lumir Abdixhiku, ka postuar një video në Facebook ku tregohet për shërbimin shtëpiak shëndetësor në komunën e Prishtinës.
Drejtori i Shëndetësisë në Prishtinë, Izet Sadiku, ka thënë se janë rritur shërbimet shtëpiake shëndetësore.
“Shërbimi shtëpiak është shërbim i cili i ofrohet në shtëpi çdo qytetari i cili për arsye shëndetësore ose për shkak të moshës nuk mundet ta marrë shërbimjn në institicionet shëndetësore në kryqytet”, thotë Sadiku në video.
Sipas tij, “deri në vitin 2022, ky shërbim ka pasur një ekip mjekësor që ka punuar 5 ditë të javes nga 8 orë”.
“Zakonisht ka ofruar rreth 70 shërbime dhe vizita në ditë. Në dy vitet e fundit, ne kemi rritur këtë shërbim dhe tash e dy vite kemi 4 ekipe mjekësore të cilat punojnë 7 ditë të javës nga 12 orë. Pra, nga 5 dirë të javës me 8 orë pune, tani kemi 7 dite në javë nga 12 orë”, thotë drejtori Sadiku.
Ai shton se qeverisja e LDK-së në Prishtinë, ka bërë që tash të jenë mbi 200 vizita dhe shërbime mjekësore çdo ditë.
“Pra nga 70 në 200 shërbime në ditë”, thotë Sadiku.