35
Kryetari i AGK’së, Xhemajl Rexha ka folur për rastin e fundit që ndodhi me RTK, i cili në lajmet qendrore transmetoi një artikull nga një medium boshnjak në të cilin sulmohen mediat e Kosovës.
Rexha në emisionin ‘Pressing’ në T7 thotë se është krijuar një ambient toksik. Ai shtonn se tashmë po shihen sulmet e kësaj qeverie ndaj mediave.
“Është krijuar një ambient toksik, gazetaret dhe qytetaret per shkak të sulmeve të vazhdueshme te kesaj qeverie shihen në një forme si armiq të progresit te Kosovës”.