Njohësi i zhvillimeve politike në Ballkanin Perëndimor, Daniel Serwer, ka publikuar një shkrim të ish-ministrit të Jashtëm të Malit të Zi, Miodrag Vllahoviq, cili thotë se Perëndimi ka politikë të zbutur ndaj Serbisë, për çka edhe po sjell destabilitet në Ballkanin Perëndimor.
Profesori në universitetin amerikan Johns Hopkins, Serwer, në blogun e tij ka publikuar shkrimin e Miodrag Vllahoviq, i cili mes tjerash e ka përfshirë edhe Kosovën dhe tendencat e Vuçiqit për ndërhyrje.
“Politika perëndimore e zbutjes ndaj Serbisë tani ia ka dorëzuar Malin e Zi -Moskës. Administrata Biden humbi katër vjet duke shtyrë projektin anti-evropian të njohur si “Ballkani i Hapur”. Kjo i ka mundësuar Vuçiqit të ndërhyjë jo vetëm në Mal të Zi, por edhe në Bosnje-Hercegovinë dhe Kosovë, me implikime të pashmangshme negative edhe për Maqedoninë e Veriut”, shkroi Vllahoviq mes tjerash.
Sipas tij, dërgesat e armëve dhe municioneve serbe në Ukrainë dhe kontratat e mëdha për shfrytëzimin e litiumit në Serbi e kanë bërë të mundur këtë.
“Ato janë edhe shpjegim edhe verdikt. Mbështetja e vazhdueshme financiare e BE-së për Serbinë, pavarësisht nga sjelljet e tjera të Beogradit, zbulon synimet e saj të vërteta, të cilat dënojnë pjesën tjetër të Ballkanit me destabilitet”, shkruan ish-ministri i jashtëm i Malit të Zi, Miodrag Vllahoviq.