Lushtaku: Kanë premtuar se do të udhëtojnë me transport publik, po del se kanë shpenzuar 30 mil euro për derivate!

by engel

Zëvendëskryetari i parë në Komisionin Parlamentar për Buxhet Financa, Mërgim Lushtaku, ka deklaruar se shuma dhjetëra milionëshe e shpenzuar nga Qeveria “Kurti” për derivate të naftës tregon se ky pushtet më shumë ka harxhuar sesa që ka punuar.

Lushtaku thotë se në mungesë të rezultateve të mira, pushteti po shihet se ka ardhë për mashtrimin e qytetarëve.

banner

“Është një shumë e madhe që është harxhuar dhe kjo po tregon më shumë se kjo Qeveri më shumë është e harxhimeve se sa e punës. Derisa nuk ka asnjë rezultat tregon se kjo Qeveri nuk e ka dertin e shpenzimeve dhe të punës, por vetëm mashtrimin e qytetarëve ashtu siç ka ardhë në pushtet me mashtrim”, tha Lushtaku për Front Online.

Deputeti i PDK-së tha se premtimi i Qeverisë se do të udhëtojnë me transport publik është një hipokrizi. Shpenzimet e luksit të pushtetit tregojnë fytyrën e vërtetë të saj, thotë Lushtaku.

“Edhe atë premtim që e ka dhënë se gjoja do të udhëtojnë me transport publik ka qenë një hipokrizi sa për të ardhë në pushtet me i realizu këto shpenzime dhe me tregu fytyrën e vërtetë të saj”, deklaroi Lushtaku.

Sipas raportit vjetor të buxhetit të përgatitur nga Ministria e Financave, gjatë vitit 2021 institucionet e Kosovës gjatë vitit 2021 kanë shpenzuar 7.62 milionë euro karburant për vetura. Në vitin 2022 shpenzimet e tilla kishin shkuar në 11.34 milionë euro, përderisa në vitin 2023 kanë qenë 10.5 milionë euro. Gjithsej, gjatë periudhës 3 vjeçare (2021-2023) institucionet e Kosovës në karburant për vetura kanë shpenzuar rreth 30 milionë euro, gjithnjë duke iu referuar dokumenteve zyrtare të Ministrisë së Financave.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy