Haradinaj: Kosova ka pasur gjithmonë bashkëpunim me CIA, në fakt CIA ka ndihmuar në krijimin dhe avancimin e AKI-së

by engel

Në një intervistë për emisionin Five në RTV Dukagjini e realizuar ditën e enjtë, Ramush Haradinaj ka dhënë qendrimet e veta lidhur me viziten e shefit të CIA, William Burns.

Sipas z. Haradinaj, Kosova ka pasur gjithmonë bashkëpunim me CIA, në fakt CIA ka ndihmuar në krijimin dhe avancimin e AKI-së. Mund të thuhet se AKI është simotër e CIA. Vizita e shefit të CIA e konfirmon se Kosova është në vëmendjen e Amerikës dhe CIAs, por është edhe një porosi se përveq Kosovës, Amerika e ka vëmendjen në të gjithë Ballkanin.

banner

Sipas z. Haradinaj, këto vizita nuk janë asnjëherë të pa planifikuara, agjendat përgaditen paraprakisht dhe kryhen sipas planit pavarësisht nëse ato ndahen apo jo me publikun. Nuk e di pse, por ka rastisur që vizita e drejtorit të ndodh kur Kryeministri nuk ishte në Kosovë por, shefi i CIA-së është takuar me Presidenten dhe drejtorin e AKI-së.

Vizita e shefit të CIA-së është një garanci për Kosovën dhe qytetarët e Kosovës se nuk do të lejohet që askush të rrezikojë sigurinë e Kosovës dhe vendeve të ballkanit, prandaj edhe duhet gjithmonë t’i dëgjojmë dhe të bashkëpujomë me SHBA, ka thënë z. Haradinaj

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy