Haradinaj: Kurti ka aplikuar qasje të gabuar për hapjen e urës, na ka kushtuar me humbjen e besimit nga SHBA dhe NATO

by engel

Në një intervistë për emisionin Five në RTV Dukagjini e realizuar ditën e enjtë, Ramush Haradinaj ka dhënë qendrime lidhur me situatën e krijuar rreth hapjes së urës së Ibrit dhe marrëdhënive të Kosovës me SHBA dhe NATO.

Sipas z. Haradinaj, taktikat e qeverisë lidhur me lëshimin e urës së Ibrit janë të gabuara prandaj edhe janë të pa pranueshme për aleatët tonë. Një qasje e mirë e qeverisë do të sjellte bashkëveprim me aleatët dhe do të ishte më e lehtë, do të zgjidhej problemi i urës, do të përmirësohej imazhi i Kosovës dhe në të ardhmen Kosova do ta kishte më të kehtë anëtarësimin e Kosovës në NATO dhe organizata tjera të sigurisë. Por qeveria ka vepruar ndryshe, nuk është koordinuar dhe i ka dëmtuar marrdhëniet me shtetet mike dhe e ka zbehur besimin mes tyre dhe qeverisë së Kosovës.

banner

Në këtë intervistë z. Haradinaj ka thënë se SHBA kishte planifikuar që zbatimi i të gjitha marrëveshjeve të arritura në Bruksel të kryhej në bashkëpunim me SHBA dhe BE-në dhe gradualisht të arrihej deri integrimi i plotë i serbëve në veri dhe të zbatohej rendi dhe ligji i Kosovës në secilen pjesë të veriut të Kosovës. Kurti nuk e ka zbatuar agjenden e planifikuar nga SHBA por ka zbatuar agjendat Serbo-Ruse të cilat kanë përkeqësuar situatën në Kosovë dhe i ka ftohur marrëdhëniet me shtetet mike, një gjë të cilën e ka dëshiruar gjithmonë serbia.

Kurti na ka larguar nga agjenda e SHBAve dhe partnerëve tonë, dhe e ka sjell gjendjen deri aty që Komandanti i KFOR-it i ka shkuar në zyre dhe i ka thënë mos e teproni se na detyroni të veprojmë ndryshe, pra duke i treguar mënyren e forcës për ta ndalur nga veprimet e njëanshme.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy