Ramush Haradinaj: Kurti është askushi, bash askushi!

by engel

Në një intervistë për emisionin Five në RTV Dukagjini e realizuar ditën e enjtë, Ramush Haradinaj ka dhënë qendrime të ashpra kundër kryeministrit Albin Kurti. Pasi që është pyetur për sjelljet e Kryeministrit dhe situatën e Kosovës dhe marrëdhëniet me SHBA dhe vendet e NATO-së, z.Haradinaj ka drejtuar akuza të rënda kundër Kurtit.

Sipas z. Haradinaj, Kurti është askushi, bash askushi sepse nuk ka asnjë meritë për lirinë dhe arritjet e Kosovës, prandaj edhe nuk do t’i lejohet asnjëherë që ky të na prish marrëdhëniet me SHBA dhe vendet e NATO-së të cilat e ndihmuan Kosovën për t’u çliruar nga Serbia.

banner

Kurti është kapur në automjet me zyrtar të shërbimeve inteligjente serbe dhe ekzistojnë raportet e policisë të cilët e kanë kapur gjatë patrullimit, plus Kurti është i vetmi shqiptar i amnistuar nga Presidenti Serb dhe është liruar nga burgu gjë që nuk ka ndodhur me personalitete tjera shqiptare të cilët kanë humbur jetën dhe nuk dihet ku janë eshtrat e tyre. Kurti është në shërbim të interesave kundër shqiptare.

Kurti është kryemashtruesi dhe kryehajni i Kosovës. Ai i ka vendosur në pozita politke zyrtare hajnat më të besueshëm të tij, po i mbron hajnat të cilëve tani u janë ngritur aktakuza për mashtrime dhe abuzime me buxhetin e shtetit.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy