45
Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar për dhunë në familje dhe armëmbajtje pa leje.
“Arrestimi është realizuar në fshatin Livadicë të Podujevës, pas raportimit të një rasti të dhunës në familje. Personit të dyshuar i është gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri AK-47 dhe municion”, njofton policia.
Ndaj personit të dyshuar në konsultim me prokurorin e shtetit, është iniciuar rast për veprat dhunë në familje dhe mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armës.
Personi i arrestuar me vendim të prokurorit të shtetit është dërguar në qendër të mbajtjes.