Garda Kombëtare e Idaho-s do të vendosë mbi 100 ushtarë në Kosovë

by Merita

Më shumë se 100 ushtarë amerikanë të Batalionit 1 të Helikopterëve Sulmues të Gardës Kombëtare të Idaho-s do të vendosen në Kosovë.

Kështu ka njoftuar faqja zyrtare e ushtrisë amerikane e cila thotë se ushtarët do të jenë në Kosovë për një rotacion 11-mujor në mbështetje të misionit paqeruajtës të NATO-s.

“Disa helikopterë UH-60M Black Hawk dhe më shumë se 100 trupa u vendosën në Teksas për rreth 30 ditë trajnim shtesë përpara se të niseshin për në Kosovë për një rotacion 11-mujor në mbështetje të misionit paqeruajtës të NATO-s” – thuhet në njoftim.

Ata vijnë në kuadër të operacionit “Mbrojtësi i përbashkët”, i cili është mision i përbashkët nën Komandën Evropiane të Shteteve të Bashkuara.

Nënkoloneli Bryan C. Reid tha se këta ushtarë kanë punuar dhe janë trajnuar me zell gjatë 18 muajve të fundit për këtë zhvendosje.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy

Ne jemi informim.net, një portal lajmesh që kemi një qëllim të qartë dhe premtim për të qenë portal lajmesh më i shpejtë në Kosovë dhe në rajon.
Ne kemi një staf të përkushtuar gazetarësh dhe redaktorësh që punojnë vazhdimisht për të sjellë lajme aktuale dhe të besueshme për lexuesit tanë. Ne ofrojmë lajme nga Kosova dhe më gjerë, duke i kushtuar rëndësi çështjeve që ndikojnë në jetën e përditshme të njerëzve. Gjithashtu, ne kemi një fokus të veçantë në kulturë, art, dhe inovacione teknologjike.

Edtior's Picks

Latest Articles

All Right Reserved 2023